Secondary Adv

Karburantet, 30 per qind e subjekteve kapen me shkelje, 10 per qind per cilesine

 

Rreth 30% e subjekteve të tregtimit të karburanteve që janë kontrolluar rezultojnë të parregullt.  Aksioni i nisur dy javë më parë për Rimëkëmbjen e sektorit të hidrokarbureve, sipas ministrit Ahmetaj po nis të japë rezultatet e para, aksion i cili synon të kthejë të gjithë këtë treg, nga importi e deri tek shitja me pakicë, në përputhje me ligjin.


“Strukturat e krimit ekonomik dhe financiar, nga 122 kontrolle të ushtruara kanë konstatuar 40 raste me shkelje, të cilat janë denoncuar për ndjekje penale dhe kanë filluar hetim penal. Pra, 40 subjektet janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash; nga këto pesë janë denoncuar edhe për ruajtje, magazinim dhe tregtim të mallrave të kontrabandës, ndërsa dy edhe për mashtrim me cilësinë; gjashtë pronarë dhe / ose administratorë janë arrestuar në flagrancë; dy janë shpallur në kërkim; 26 janë në ndjekje të lirë; gjashtë pika tregtimi zot rezultojnë të bllokuara nga krimi ekonomik”, raportoi dje ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që bëri bilancin dhjetëditor të aksionit.


Për sa i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ahmetaj tha se janë konstatuar gjatë kontrolleve shkelje administrative dhe ka marrë këto masa: ka bllokuar pikat e karburantit në 19 raste; ka vendosur penalitete në nëntë raste dhe ka sekuestruar një pikë. Për rastet penale po bashkëpunohet në vazhdimësi me Krimin Ekonomik.


Ndërsa nga Inspektorati Qendror Teknik janë marrë 150 mostra benzinë dhe gazoil, nga të cilat ato që janë kapur në shkelje të standardit në lidhje me squfurin dhe flakërimin por, edhe janë konstatuar rast i falsifikimit apo i manipulimit të produktit, janë mbajtur 10 akt-konstatime për shkelje në shmangie nga standardi dhe janë bllokuar tre subjekte me depozitat.


 “Që nga nisja e aksionit, numri i kuponëve tatimorë në pikat e shitjes me pakicë është rritur 10% ose 100 mijë kuponë plus”, tha ministri Ahmetaj, ndërsa u shpreh i vendosur se, aksioni do të vijojë me “zero” tolerancë. Inspektimet dhe kontrollet u zhvilluan në zona të ndryshme, si në qarqet Tiranë, Berat, Lushnjë, Rrëshen, Durrës, Elbasan etj.


Më të lexuarat