Secondary Adv

Situate shqetesuese ne Europe: 4 vendet me rritje alarmante te rasteve me Covid

Situata e emergjencës shëndetësore nuk duket se është më e mira pasi pandemia vazhdon të mbajë nën kontroll qeveritë dhe qytetarët. 

 

Pas verës, infeksionet janë në rritje pothuajse kudo me kurba alarmante të regjistruara në Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Nëse e para ka regjistruar më shumë se 9420 raste dhe 182 vdekje në 24 orët e kaluara, e dyta duket se ka lehësuar frymëmarrjen sepse numri i infeksioneve ka rënë pak në krahasim me ditën e mëparshme, nga mbi 7000 në më pak se kaq dje. Gjermania regjistroi një rritje me 2,673 raste të identifikuar të prekur nga infeksioni dhe 8 vdekje për një total prej 294,395 raste dhe 9,508 viktima që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave zyrtare të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, numri i njerëzve të prekur nga pandemia në vend është rritur në 778,607, kurse ai i vdekjeve në 31,973.

 

Incidenca e virusit në mesin e popullatës spanjolle në dy javët e fundit është 274 raste të Covid-19 për 100,000 banorë. Infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar janë paksa të ulta. Rastet e reja të regjistruara nga autoritetet shëndetësore britanike në 24 orët e fundit ishin 6,914, krahasuar me 7,108 të një dite më parë. Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë është 460,178, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 42,202. 

 

Trendi i infeksioneve të reja me koronavirus vazhdon të rritet në Gjermani, me kulmin më të lartë të regjistruar ndonjëherë që nga prilli - 2.673 infeksione të reja në 24 orë. Midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit, kulmi i infeksioneve ishte 6,000 të reja në një ditë. Në total, Gjermania ka 294,395 të infektuar dhe 9,508 viktima. Rastet e reja janë rritur edhe në Itali. Në 24 orët e fundit pati 2,548 infeksione përkundrejt 1,851 të një dite më parë, një shifër alarmante që nuk ishte raportuar që prej 29 prillit të kaluar, në fazën akute të pandemisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat