Secondary Adv

MSH ndryshon menyren e komunikimit: 144 raste me Covid ne 24 ore

144 raste me COVID-19 jane regjistruar sot ne vendin tone, ndersa 4 persona kane humbur jeten. 

 

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë. 

 

Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike. Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

 

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

 

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 144

Të shëruar ne 24 orë 150

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 912

 

Testime totale 93021

Raste pozitive 14,410

Raste të shëruara 8,825

Raste Aktive 5,185

Humbje jete 400

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2695

Durrës 555

Shkodër 398

Lezhë 262

Korçë 242

Elbasan 236 

 

Fier 225

Vlorë 184

Kukës 132

Berat 114

Dibër 80

Gjirokastër 62/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat