Bashkia e Tropojes hap tender: Projekt per rikonstruksionin e 5 segmenteve rrugore
Bashkia e Tropojes ka shpallur tenderin me objekt “Rikonstruksion i” 5 segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan, Cerrnice, Tropoje”.
Fondi limit është 343 milionë e 905 mijë lekë ndërsa data e dorëzimit të ofertave është deri me 9 nëntor 2020. Projekti përfshin rikonstruksionin e rrugës automobilistike “Qendër KOMUNE – ROSUJE – LEKURTAJ – SELIMAJ”. Ky segment rrugor është pjesë e rrugës që lidh Qendren e Komunës Bujan (Fshati Dojan) me 4 fshatra të kësaj Komune, Rosuje, Gri, Lekurtaj e Selimaj dhe fillon 1.7 km nga qendra e Komunës dhe përfundon në fshatin Selimaj (tek Xhamia e këtij fshati).
Gjatësia e përgjithshme e rrugës është 6800 metra. Kuota e fillimit të rrugës është rreth 314 metra dhe përfundimi rreth 554 metra. Kuota më e lartë është 572 m në Fshatin Selimaj dhe ajo më ulët të ish Mulliri i Doshlanit, 302 m. Kuota është absolute, e marrë nga harta e zonës, në mënyrë që të ketë përputhje me projektin e segmentit paraardhës Dojan Bllatë-Rosuje. Ky segment rrugor është ndërtuar në vitet 1970, si rrugë për shfrytëzimin e masivit të gështenjave dhe është në gjendje mjaft të keqe, pa shtresa, pa vepra arti, me pjerrësi gjatësore deri në 18 % dhe në disa segmente i pakalueshëm nga automjetet./Burimi: SCAN