Rriten pagat per mjeket dhe arsimtaret: Ja sa do paguhen nga 1 Janari
Pagat për bluzat e bardha do të rriten me 40 për qind, ndërsa pagat për arsimtarët e sistemit parauniversitar në masën e 15 për qind.
Këto masa si dhe rritja e pagës minimale do të hyjnë në fuqi duke filluar nga 1 janari i vitit 2021. Në një dalje për mediat, kryeministri Rama deklaroi se edhe fondi i i përgjithshëm i pagave në sektorin publik është dyfishuar në dy mandate qeverisëse. “Sot zyrtarisht njoftojmë rritjen e pagave për të gjithë bluzat e bardha dhe për arsimtarët. Në këto kushte pavarsisht shtrengesave të krijuara nga dy goditje njëra pas tjetrës, tërmeti dhe covid, kemi detyrimin që tiu japim sot një mbështetje të fortë për të shpërblyer mudin, profesionalizmin, angazhimin me dy kategori shoqërore, një kategorie lëviznshme dhe një aktegori e palëvizshme që janë femijët, si dhe për të nzxitur motivimin dhe cilësin në rritje të dy shërbimeve jetike për të sotmen dhe të ardhmen.
Paga për bluzat e bardha do të rritet 40 për qind. Dhe paga për arsimtarët 15 për qind sistemit parauniversitar. Me një numër punonjësish në sektorin publik që është më i vogël se sa numri i punonjëse në vitin 2013, fondi i pagave i përgjithshëm është rritur nga 450 milionë dollarë në 2013 në 710 milionë dollarë sot. Që do të thotë në dy mandate qeverisëse është thuajse dyfish fondi i pagave në sektorin publik, me të njëjtin numër punonjës, që po e marrim gati njësojë me vitin 2013. Shifra e tretë që dua tiu jap, kursimi nga taksimi i ndërshëm në Shqipëri është 21 milionë dollarë në vit, dhe 166 milionë dollarë në këto vite. Paga minimale do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2021, detajet i japim javën e ardhshme”./Burimi: Monitor