Secondary Adv

Rimbursimi i TVSH: Ja sa eshte vlera qe Tatimet i detyrohen bizneseve

Rreth 11.3 miliardë lekë apo 91 milionë euro është detyrimi që ka administrata tatimore ndaj bizneseve për rimbursimin e TVSH-së.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, stoku i rimbursimit të TVSH-së është ulur me afro 4 milionë euro në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me tremujorin e dytë. Ndërkaq, tatimet bëjnë me dije se vetëm gjatë periudhës Korrik-Shtator 2020 janë rimbursuar gjithsej 4,63 miliard lekë apo rreth 33 milionë euro. Gjatë këtij tremujori, rreth 2,5 miliardë lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qenë në total 268 me vlerë rreth 2,11 miliard lekë.

 

Gjatë tremujorit të tretë 2020, pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 371 kërkesa për rimbursim nga të cilat janë pranuar 280 kërkesa dhe 91 kërkesa nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore. Kërkesat e miratuara për dy tatimpaguesit më të mëdhenj të cilat trajtohen me këste përbëjnë 88.7 % të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të tretë të 2020. Ndërsa kërkesat FIFO, sipas tatimeve, u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori./Burimi: Scan


Më të lexuarat