Biznesi i vogel 5 kerkesa per qeverine: Nga faturat tek paketa e 3 mbeshtetese
Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël i ka paraqitur 5 kërkesa qeverisë që ekonomia të mos shkojë në kolaps dhe kërkon që këto masa të merren për 6 muajt e ardhshëm.
Ai kërkon kompensim të faturave të dritave dhe ujit për biznesin e vogël, rritje të investimeve në 6 muajt e ardhshëm, të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore, të falen detyrimet doganore e tatimore si dhe për 6 muaj biznesi të marrë një bonus për 1200 euro. Me një llogaritje të gjitha kërkesat e biznesit kërkojnë një fond nga 200-400 milionë euro.
5 kërkesat e biznesit të vogël:
1. Kërkojmë te marrë masat për 6 muaj për rritjen e investimet
2. Të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore
3. Të kompensohen faturat eklektike dhe të ujit për bizneset që u dëmtuan
4. Të falen detyrimet tatimore dhe doganore
5. Për 6 muaj biznesi të marrë një bonus prej 1200 euro
Edhe nënkryetari i kësaj shoqate, Bujar Muça tha se si pasojë e pandemisë është thelluar kriza ekonomike dhe janë ulur të ardhurat. Muça shprehet se vetëm një pjesë e vogël e biznesit gjeti zgjidhje nga plani i ndihmës nga qeveria."Thellimi i krizës si pasojë e pandemisë ka ulur të ardhurat. 120 mijë punonjës të papunë, dhe paketat e qeverisë ishin te paplota. Kërkuam një plan nga qeveria për te eliminuar falimentin, por vetëm një pjesë e vogël gjetën zgjidhje.
Jemi në krizë konsumi dhe besimi. Tregtia ka rënë me 60% që mund të sjell edhe faliment te tjera. Borxhi publik ka arritur në 90%", tha Muça. Muça tha se" bizneset kërkojnë një paketë të tretë për te masa lehtësuese në planin financiar në 6 muaj, stabilizim i kërkesës konsumatore, transparencë për realizimin e të ardhurave nga biznesi, të konsultohet me gupet e interesit për nismat ligjore"./Burimi: Shqiptarja.com