Secondary Adv

Ulet ndihma ekonomike, 2.66 mld me pak per te papunet dhe shtresat ne nevoje

 

Në zërin “ndihma ekonomike” të pulikuar nga Ministria e Financave për periudhën janari-prill “mungojnë” 378 milionë lekë nga sa ishte planifikuar.


Ndërkohë nëse kjo krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ajo është 2.664 miliardë më pak.Ministria e Mirëqenies Sociale i ka vënë gërshërën këtij fondi dhe nga 8.1 miliardë që ishte për vitin e shkuar këtë vit është shkurtuar në 5.8 miliarde lekë afërsisht.


Ministri pati deklaruar se do të bëhej “pastrimi” i listave nga abuzuesit por në fakt nuk është bërë gjë tjetër veçse pakësimi i ndihmave sociale për shtresat më të varfëra të popullsisë.Ndërkohë që shkalla e papunësisë rritet frikshëm nga viti në vit qeveria ka ulur ndihmën për këtë kategori duke shkurtuar fondet.


Më të lexuarat