Secondary Adv

Hyn ne fuqi Akti Normativ: Maska me detyrim jashte shtepise, ja detajet e vendimit

Prej mbrëmjes së djeshme ka hyrë në fuqi Akti Normativ për masat e reja anticovid. 

 

Akti mban firmën e kryeministrit Rama, ministrave Lleshaj e Manastirliu, ndërsa thekson se maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë. Në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobitem me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë. “Te drejten e dhenies se mases administrative për mosperdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit te gjobës të miratuar prej tyre. 

 

Ekzekutimi i kundravajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të kundravajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”,- theksohet në vendimin e qeverisë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat