Secondary Adv

Bashkia e Tiranes hap tenderin: 33 mln leke per 11 lote, ja zonat ku nderhyet

Bashkia Tirana ka shpallur tenderin me fond 33.7 milionë lekë, i cili do të shkojë për projektim të rikualifikimit urban në zona të ndryshme të kryeqytetit. 

 

Projekti është i ndarë në 11 lote, përfshirë këtu projektet për zonën e Liqenit të Farkës, zonës e Liqenit të Thatë, degës së Thesarit, Unazës së Mesme, sheshit Wilson, etj. Ajo çka parashikohet për secilën nga zonat e lartpërmendura si dhe fondi përkatës, vijon si më poshtë:

 

Loti I:Studim projektim, për objektin: “Rikualifikim bllokut që kufizohet nga “Teodor Keko, Tom Plezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori”, me vlerë 3.170.960 lekë

Loti II Studim projektim, për objektin: “Ndërhyrje rehabilituese në rrugët “Kont Urani” dhe “Mihal Duri”, me vlerë studim- projektimi 777 lekë

Loti III Studim projektim, për objektin: Rehabilitimi sheshit Wilson, me vlerë studim- projektimi 728 lekë

Loti IV Studim projektim, për objektin: Ndërtimi i rrugës Shëngjin deri në fshatin Shën Mëri, me vlerë studim- projektimi 698.400 lekë 

 

Loti V Studim projektim, për objektin: Ndërtimi i rrugës “Xhon Belushi”, me vlerë studim- projektimi 444.520 lekë

Loti VI Studim projektim, për objektin: Rehabilitimi Unaza e Mesme – Faza II, me vlerë studim-projektimi 7.717.953 lekë

Loti VII Studim projektim, për objektin: Ndërtim i rrugëve Lagjia e re Shkozë, me vlerë studim – projektimi 2.961.735 lekë

Loti VIII Studim projektim, për objektin: Ndërtim i rrugëve të brendshme Ibë e sipërme dhe rikualifikim i shesheve,  me vlerë studim- projektimi2.321.885 lekë 

 

Loti IX Studim projektim, për objektin: “Rehabilitimi i sheshit përpara degës së Thesarit Tiranë, Rruga “Mustafa Lleshi”, me vlerë studim- projektimi 1.344.466 lekë

Loti X Studim projektim, për objektin: Ndërtim pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë, me vlerë studim projektimi621.580 lekë

Loti XI Studim projektim, për objektin: Ndërtim pedonale, pistë vrapimi dhe korsi biçikletash në Liqenin e Farkës, me vlerë studim projektimi7.293.000 lekë

Sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit në APP, studim projektimet do të jenë gati brenda një afati kohor nga 3 deri në 6 muaj./Burimi: SCAN


Më të lexuarat