Secondary Adv

Situata me Covid ne 24 oret e fundit: Rekord i frikshem i rasteve te reja

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 1398 testime kanë rezultuar 257 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

 

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

83 raste në Tiranë,

29 në Fier,

27 në Durrës,

20 në Shkodër,

14 në Korçë,

12 në Berat,  

11 në Elbasan,

8 në Mirditë,

7 në Lushnje,

6 në Tropojë,

nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,

3 në Kukës, Kavajë

nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,

nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

 

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar. Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 257

Të shëruar ne 24 orë 102

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1398

Testime totale 103,402

Raste pozitive 16212

Raste të shëruara 9864

Raste Aktive 5909

Humbje jete 439

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2935

Durrës 620

Shkodër 439

Korçë 329

Fier 336

Lezhë 299

 

Elbasan 257

Vlorë 210

Berat 174

Kukës 167

Dibër 78

Gjirokastër 65./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat