Miratohet projektligji: Shtohen kontrollet ndaj pompave te naftes dhe gazit
Kuvendi ka miratuar projektligjin për metrologjinë, i cili ka për qëllim shtimin e kontrolleve ndaj pompave të gazit dhe të naftës, në pikat e karburanteve.
Kjo bëhet sipas qeverisë për të garantuar sasinë e naftës dhe gazit si dhe për të mbrojtur konsumatorët nga çdo shkelje që mund të kryhet. Aktualisht kontrolli i pompave kryhet nga një kompani private, e cila sipas Ministrisë së Financave, ka të drejtën që dy herë në vit të ushtrojë kontrolle. Por që gjatë diskutimeve ky ndryshim ka rënë dhe në bazë te propozimit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese u vendos një tavan 5%. Për çdo shkelje që kalon këtë nivel nga biznesi i gazit dhe naftës do të ketë dyfishim të kontrolleve. Por Ministrja e Financave Anila Denaj tha se rritja e kontrolleve do të rrisë koston e karburanteve
“Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka propozuar vendosjen e një pragu lidhur me problematikat e vërejtura në treg, aktualisht 5%, ku nëse kalohet ky prag, atëherë do të kemi një dyfishim të verifikimeve që padyshim do të shoqërohen me kostot përkatëse. Aktualisht verifikimi periodik i instrumenteve matëse, ligjërisht të kontrolluara kryhet dy herë në vit. Ky ndryshim mund të sjellë një kosto të shtuar e bën që ne të jemi kundër propozimit të diskutuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, nëse një element i tillë do të duhet të pranohet , do të duhet që patjetër kontrollet e shtuara të theksoheshin që do të jenë pa kosto për biznesin dhe për qytetarët”, tha ministrja Denaj.
“Projekti që keni sjell ju nuk flet për dy matje. Ju flisni se në rast risku do ti shtoni, dhe ne ju themi jo. Ne ju themi 5% nuk do i shtojmë. Çfarë do të thotë që 5% e naftës të jetë gabim? Që 1 në 20 njerëz e marrin gabim atë që paguajnë. Do të thotë që 70 milionë dollar të shqiptarëve sot shiten në mënyrë të gënjeshtërt. Çdo biznes nafte ta ulë defektin nën 5% dhe nuk ka për të paguar asnjë cent më tepër”, u shpreh Ilir Beqaj. Vetë meteorologjia është studimi i matjes që vërteton dhe verifikon standardet e produkteve të para paketuara si në shishe dhe enë matëse./Burimi: Shqiptarja.com