Secondary Adv

Se shpejti nisin punimet ne 3 lotet e Unazes se Madhe: Si do menaxhohet trafiku

Kur trafiku është kthyer në kryefjalën e ditës në Tiranë, një tjetër paralajmërim u bë në orët e mbrëmjes këtë të hënë nga terreni, nga Ministrja e Infrastrukturës.

 

Gjatë inspektimit të punimeve në Unazën e Madhe me përfaqësues të nënkontraktorit, policisë rrugore dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar u be me dije se do të ketë një plan të ri menaxhimi të trafikut për shkak të punimeve që do të nisin në të treja lotet e Unazës. Qytetareve iu kerkua që të gjejnë rrugë alternative për të shmangur trafikun e renduar që pritet në 4 muajt e ardhshem. Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho, tha se këtë të martë fillojnë prishjet e godinave në anën e majtë të lotit 3 dhe i hapet rruga kantierit (tek pallati me Shigjeta). “Puna në lotin dy ka nisur dhe po punohet me elementët e infrastrukturës nëntokësore.

 

Do bashkohen planet e menaxhimit të trafikut për dy lotet e tjera. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit që do bëjë lëvizjen në krahun e djathtë kur ikën për tek pallati me Shigjeta qe të punohet ne krahun e majtë. Bashkë me Policinë Rrugore kemi parë me detaje dhe rrugët mes lagjeve për ti bërë me një kalim dhe për ti përdorur si unaza. Deri të hënën do të bëhet me dije plani i saktë për qarkullimin” tha Verdho. Edhe përfaqësuesit e policisë rrugore thanë se do të hartohet një plan i dislokimit të punonjësve të policisë në ndihmë të menaxhimit të trafikut ashtu sikurse u nënvizua se do të asistohen nga policia bashkiake. Është menduar që të lihet një korsi e lirë vetëm për emergjencat duke pasur parasysh situatën e COVID-19.

 

“Kërkojmë dhe mirëkuptimin e qytetarëve që të gjejnë rrugë alternative për të hyrë në Tiranë sidomos rruga e Elbasanit. Deri të dielën që do të vemë në jetë planin do gjejmë mënyrën. Një tjetër rrugë është edhe ajo e Ndroqit që do të ndihmojë të mos hasin trafik. Të eliminohen lëvizjet jo të domosdoshme pasi do të ketë trafik të rënduar këto katër muaj”, deklaruan përfaqësues të policisë rrugore. Balluku bëri me dije se afati i përfundimit të punimeve në Unazën e Madhe do të jetë deri në tetor 2021 teksa theksoi se është avancuar me projektin. Ajo kërkoi nga kontraktori dhe institucionet që të angazhohen maksimalisht për të kapur afatet e vendosura./Burimi: Monitor


Më të lexuarat