Secondary Adv

IKMT vijon aksionin ne Unazen e Madhe: Shemben 20 objekte ne Astir

IKMT ka njoftuar se prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III në Astir.

 

Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë s'kualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë. Punimet do të zgjasin 4 muaj ndaj trafiku do jetë i kufizuar. Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj u bëri thirrje shoferëve që të zgjedhin rrugë alternative për të hyrë në Tiranë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat