Prezantohen projektet e rrugeve te reja: Kalimi ne keto akse me pagese
Teksa prezantoi projektet për rrugët e reja, që parashikohet të ndërtohen nga qeveria, kryeministri u pyet nëse ato do jenë falas apo me pagesë për qytetarët.
Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë deklaroi se këto korridore do të jenë me pagesë, si në Evropë, por sipas tij, do të jenë edhe rrugët alternative, për ata që nuk duan të paguajnë. “Akset do të jenë me pagesë dhe pa pagesë, që do të thotë që do të zgjedhësh sa shpejt do të shkosh në destinacion. Nëse do të shkosh shpejt, pa ndërprerje, në aksin e shpejtësisë, do të paguash. Nëse do të zgjedhësh të ndjekësh rrugët alternative, do të ikësh falas.
Unë personalisht do dëshiroj të bëj rrugën e Llogarasë, për të shijuar pamjen, edhe kur të bëhet tuneli. Mos harroni që investimi Milot-Fier, parashikohet të jetë rreth 1.2-1.4 miliardë, është investimi më i madh i drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare. Nuk është investim me lekët e buxhetit të shtetit, do investojë privati. Do bëjë rrugën e shpejtësisë me pagesë, por do bëjë edhe rrugë alternative. Por ju siguroj se dhe rrugët alternative do të jenë shumë më të mirë se këto që janë sot”, deklaroi kryeministri./Burimi: Balkanweb