Secondary Adv

Zgjedhjet ne SHBA- Sondazhi i CNN: Biden fitues ne debatin e fundit

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë mbrëmë, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve.

 

Sipas një sondazhi të CNN debati midis Donald Trump dhe Joe Biden u fitua nga ky i fundit. 53% e amerikanëve preferuan Joe Biden, ndërsa presidenti në detyrë i mbetet vetëm 39% e preferencave. Kandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Debati televiziv u zhvillua në Neshville të shtetit Tenesit.

 

Trump, i cili u tregua shumë më i përmbajtur se në debatin e parë mbrojti politikat e administratës së tij dhe tha se është kapërcyer faza më e rëndë e pandemisë. Ish-nënpresidenti Biden fajësoi presidentin se nuk merr përgjegjësi për pandeminë. Presidenti Trump tha të enjten se prodhimi i një vaksine është pranë, duke shtuar se miratimi do të njoftohet “brenda javësh” por më pas pohoi se nuk është e garantuar./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat