Secondary Adv

Situata me Covid ne 24 oret e fundit: Vijojne shifrat rekord te infektimeve

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 306 raste të reja infektimi.

 

Ndërkohë që vijon të mbetet i lartë edhe numri i viktimave, ku në 24 orë kanë ndërruar jetë 4 pacientë. Gjithashtu, MSH bën me dije se kanë fituar betejën me virusin e rëndë 71 të infektuar, ndërsa të shtruar në spital janë 260 persona. Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,

16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,

6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,

 

4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,

2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,

1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjekubi njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

 

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2. 

 

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 306

Të shëruar ne 24 orë 71

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1412

 

Testime totale 114381

Raste pozitive 18556

Raste të shëruara 10466

Raste Aktive 7621

Humbje jete 469

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3805

Durrës 730

Shkodër 493

Fier 503

Korçë 471

Lezhë 373

 

Elbasan 344

Vlorë 307

Berat 224

Kukës 178

Dibër 97

Gjirokastër 96/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat