Secondary Adv

Hapet tender per Pogradecin: 6.6 mln leke per sistemimin e rruges ne Dardhas

Këshilli i qarkut Korçë ka shpallur tenderin me fond 6.6 milionë lekë për sistemimin e rrugës “Fraholli” në Dardhas të Pogradecit.

 

Projekti parashikon asfaltim, punime elektrike, ndriçim rrugor, sinjalistika, etj. Sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit, afati kohor për ekzekutimin e projektit është 30 ditë, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Pogradeci është një nga destinacionet më të frekuentuara jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në pjesën tjetër të vitit. Pak muaj më parë një tjetër tender u hap për sistemimin e hyrjes në qytetin e Pogradecit./Burimi: Scan


Më të lexuarat