Secondary Adv

Dyfishohen rastet me Covid ne 2 jave: 10 vatrat e nxehta ne te gjithe vendin

2114 raste të reja me COVID u shënuan javën që lamë pas, sipas raportimit të MSH duke shënuar rritje të ndjeshme në raport me 1 javë më parë, ku u regjistruan 1666 raste. 

 

Shifra është thuajse 50% më e lartë nëse e krahasojmë me 2 javë më parë, ndërkohë që sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, Tirana mbetet qyteti me numrin më të lartë të infektuarve të rinj gjatë periudhës 19-25 tetor me 1061 raste apo 351 raste më shumë se java paraardhëse. Durrësi dhe Korça janë 2 qytetet e tjerë që kanë regjistruar më shumë të infektuar të rinj gjatë javës që lamë pas me 118 dhe 108 raste. Ndërkohë që, pas tyre vijnë Fieri me 98 raste dhe Vlora me 96 raste, Shkodra me 72 raste dhe Elbasani me 66 raste të reja. Lushnja regjistroi 58 raste të reja, Pogradeci 43 raste dhe Berati, me 40 raste, duke u pozicionuar në 10 qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve të rinj.

 

Këto qytete zënë rreth 83% të të gjithë rasteve të regjistruar javën që shkoi, ndërkohë që 50% e rasteve të reja janë regjistruar vetëm në kryeqytet, që përbën dhe vatrën më të nxehtë në të gjithë vendin. Sipas raportimeve zyrtare raste të rinj me COVID-19 u regjistruan në total në 48 qytete, çka do të thotë se në 13 bashki të tjera, të paktën prej 1 jave nuk raportohen raste të infektuarish të rinj. Në total, deri të dielën në të gjithë vendin numërohen 8026 qytetarëtë infektuar aktivë, të cilët mund të infesktojnë edhe persona të tjera. Kjo shifër që ka pësuar rritje në raport me një javë më parë ku numëroheshin 6533 qytetarë të infektuar me COVID-19./Burimi: Scan


Më të lexuarat