Depozitat bankare prane rekordit historik: Tirana ze gati gjysmen e totalit
Të dhënat e BSH sinjalizojnë rritje të depozitave në tremujorin e tretë, pas një rënie në tremujorin e dytë, kur edhe pandemia goditi me forcën më të madhe në ekonomi.
Kështu, të dhënat e tremujorit të tretë të viti për depozitat në total, pra në lekë dhe valutë, flasin për një nivel në 1.253 trilionë lekë, nga rreth 1.23 trilionë në tremujorin paraardhës. Shifra i afrohet kështu nivelit të tremujorit të parë të vitit, kur regjistrohej edhe rekordi absolut i depozitave në vendin tonë, në vlerën e 1.255 trilionë lekëve. Sa i përket depozitave sipas rretheve, Tirana mban padiskutim vendin e parë, me rreth 571 mld lekë depozita, nga të cilat 389 mld lekë janë të individëve. Diferenca e Tiranës me qarqet e tjera të vendit është mjaft e ndjeshme.
Kryeqyteti zë 45.5% të totalit të depozitave në vendin tonë. Durrësi zë vendin e dytë me “vetëm” 92 mld lekë depozita. Vendin e fundit ndërkohë e zë Lezha me 21 mld lekë, si në lek, ashtu edhe në valutë. Janë vetëm dy qarqet e vendit të cilat regjistrojnë rënie të depozitave në tremujorin e tretë të vitit; Shkodra dhe Korça. Të gjitha qarqet e tjera regjistrojnë rritje, sinjalizojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë./Burimi: Scan