Secondary Adv

Viti i ri akademik nis online: Studentet ne proteste perpara Ministrise se Arsimit

Studentët në të gjithë vendin që nga sot nisin vitin e ri akademik online janë ngritur në protesë për masat e marra nga qeveria. 

 

Ata janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit përpara Ministrisë së Arsimit. Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online dhe kërkojnë kthim në auditore, të paktën për seminaret. Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë. Policia ndërkohë i bën thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen. “Policia do të zbatojë ligjin”, bëjnë thirrje blutë e kryeqytetit me megafon. Mes studentëve dhe policisë nuk munguan as tensionet, teksa protestuesit vendosën më pas të bllokojnë rrugën./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat