Italia drejt mbylljes se dyte: Plan masash te reja nga e merkura
Italia është duke u përballur me një rritje të papritur të rasteve të reja me Covid duke bërë që kryeministri Conte të paralajmërojë për masa të reja strikte.
Conte përballë deputetëve në Parlament ka theksuar se pasi kanë marrë të dhënat mbi treguesit e infektimit nga koronavirusi të premten e javës së mbylljes kanë bërë një plan masash, i cili do të fillojë të implementohet duke filluar nga e mërkura. Conte tha para deputetëve se nuk bëhet fjalë për një mbyllje të plotë si ajo e marsit, por se do të aplikohen masat e nivelit 4 të rrezikut.
Ky nivel parashikon kufizim të orareve të lëvizjes, mbyllje të shkollave dhe institucioneve publike, etj. Kryeministri italian tha se masat do të aplikohen sipas rasteve dhe infektimit sipas zonave. Conte theksoi nevojën për të futur një regjim të diferencuar kufizimesh bazuar në shkallën e infektimeve në zonat respektive. Kriter për përcaktimin e kufizimeve do të jetë, koeficienti i rrezikut.
Ndryshimet e propozuara nga kryeministri janë mbyllja e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe ditëve të festave. Muzeumet dhe ekspozitat do të mbyllen dhe parashikohet ulje e kapacitetit të transportit publik deri në 50 %. Parashikohen edhe kufizime në lëvizje gjatë natës, ndërkohë që për zonat me rrezikshmëri të lartë parashikohen masa edhe më strikte./Burimi: abcews.al