1.8 milion dollare per rikonstruksionin e Ministrise se Brendshme
Rreth 1.8 milionë dollare do të shpenzohet nga buxheti i shtetit për restaurimin e godinës së Ministrisë së Brendshme. Oferta është shpallur nga Agjensia e Prokurimit Publik.
Për Ministrinë e Punëve të Brendshme është koha e duhur për restaurimin e godinës. Prandaj ka marrë nga buxheti i shtetit 1.8 milionë dollarë. Kaq është fondi maksimal që vë në dispozicion Ministria e Brendshme për ofertat që pret në 9 qershor të këtij viti.Këtë e vërtetojnë dokumentet e tenderit të hartuara nga njësia e prokurimit dhe shpallja e ofertës nga agjencia e prokurimit publik. Nga të dhënat e grupit të projektimit restaurimi duket se përfshin gjithcka nga rinovimi i sistemit elekrik dhe hidraulik deri në heqjen e rrethimit.
Ambientet moderne janë parashikuar të përfundojnë në dhjetor të vitit 2015. Pas së cilës administrata publike e ministrisë së brendshme e drejtuar nga Sajmir Tahiri do të ketë mundësi të punojë në zyra të rehatshme të rrethuar nga një mjedis i gjelbëruar. Të gjitha këto komoditete do tu sigurohen falë interesimit që kryeministri Rama tregon për fasadat dhe zyrat e administratës. Për të gjitha këto, nga taksat e vjelura të shqiptarëve, qeveria ka vënë në dispozicion 1.8 milionë dollarë për restaurimin e Ministrisë së Brendshme.
Ministria E Puneve Te Brendshme, Drejtoria E Prokurimeve Të Përqendruara,Tiranë Autoriteti Kontraktor: Ministria e Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara, Tiranë; Adresa: Sheshi “Skenderbej”, Nr. 3, Tel. +355 42 256 851 Procedura e Prokurimit është “Procedurë e hapur” Objekti: “Restaurimi i godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme” Fondi limit 229 378 112.73 (dyqind e njëzet e nëntë milion e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) Lekë pa TVSH. Burimi i financimit: Buxheti i shtetit. Afati i ekzekutimit te kontrates: deri në 31.12.2015 Hapja e Ofertave do të bëhet në datën 09/06/2015 Ora: 12:00. Afati i fundit për pranimin e dokumentave në datën 09/06/2015 Ora: 12:00.