
Tenderat e mirembajtjes se rrugeve, ankimohen tre procedura ne KPP
Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvillon tenderat e mirëmbajtjes rutinë të akseve rrugore në vend në bazë performance por vetem ne nentor për tre prej tyre duket se ka pasur kundërshtime.
Tre kompani kanë ankimuar në Komsionin e Prokurimit Publik procedurat ku së pasi lidhur me tenderin “Mirëmbajtja rutine me performance rruga Berat-Çorovode+rruga Çorovode-Hambull+rruga Hambull-Rog(62,7km) nga kompania 2T shpk. E dyta është procedura mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Rrëshën (U.Fanit)-Shpal, Shpal-O.Bene-K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit” nga kompania EK Munella shpk & Drini-1 shpk dhe e treta loti XII “Mirëmbajtje rutine me performancë rruga “Kuben-Vasie” nga kompania Doda-R shpk.
Gjatë muajit shtator ARRSH hapi dy procedura prokurimi sa i takon mirëmbajtjes së rrugëve ku së pari për rajonin qëndror duke vendosur një fond limit prej 148 milionë lekë ndërsa për rajonin veror ndarë në dy lote me 341 milionë lekë. Po kështu në mes të vitit ARRSH do të prokuronte një procedurë më të zgjeruar për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin Jugor dhe atë veriror të vendit të ndarë në lote.
Në rajonin e Jugut u prokuruan për një periudhë 4 vjeçare 13 rruge:
Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet + rruga Valare – Erind – Çajup + rruga K/Dhuvjan – Libohovë 2
Përmet – Çarshove + rruga Çarshove – tre urat (dogane) + rruga Çarshovë – Leskovik 49.5 km
Korce – Erseke + rruga unaza Erseke – Erseke + rruga K/Boboshtice – dardhe 54,5 km
Korce – Voskopoje + rruga Bilisht – Baban – Hocisht + rruga ura Baban – qendra Baban 28.3 km
Sarande – Butrint + rruga Metoq – Çuke – Pllake – Xarre + rruga Cuke -kanali i Cukes 39.4 km
k/Muzine – Delvinë + rruga Delvinë – Qafë gjashtë + rruga ura Kardhiq – Prongji + rruga Vergo – K/Shijan + rruga Vergo – Prongji (loti 4+5+6) 1 km
Vlore (k/spital) – Peshkepi + rruga Peshkepi – Selenice + rruga Peshkepi – Vllahine + Vllahine – Poçem – Povel + rruga Levan – Vlore (e vjetra) 76,7 km
Tepelene – Dukaj + rruga k/Salari – Sevaster + rruga Sevaster – qafe Dushk + rruga Sevaster – Kalivac + rruga Peshkepi – Gjorm + rruga Bypass Tepelene 84 km
Berat – Corogjaf + rruga Corogjaf – k/Gllave – Antene + rruga Poshnje – Velemisht – k/Patos + rruga k/Marinez – marinez 70,2 km
Berat – Çorovode + rruga Çorovode – Hambull + rruga Hambull – Rog 62,7 km
k/Çerme – hyrje Divjake + rruga dalje Divjake – plazh Divjake + rruga Jeta e re – Kosove + rruga Bypass Fier – rrethrrotullimi Kolonje + rruga Fier – Seman plazh + rruga k/Pojan – Apolloni + rruga Bypass Fier 75,1 km
Patos – Ballsh + rruga Ballsh – Fratar + rruga Ballsh – Aranitas + rruga kr/rruga nacionale – Bylis + rruga mMetohasim-Kafaraj 61,4 km
Leskovik – Ersekë + rruga Leskovik – Tre Urat (dogane) 56.5 km
Në rajonin e Veriut për një periudhë 4 vjeçare 14 rrugë:
Koplik – Bogë, Dedaj – Razëm
Mali-Fierzë
Laç – Koman, H/Berdice- Velipojë, U.Bunës (E re)-Shirokë, Krye Bushat-B.Jugë, D/Barbullush-Kukël
Lezhë- Ura e Matit (E trenit), Lezhë-H.Gjuetisë, D/Hoteli Gjuetise- D/Vain, D/Vain – Bilanc, D/Balldre-B Juge,K.Balldre- Porta e Aviacionit
Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit
Ura e Zogut -Rreshen (Ura e Fanit), Ura e Matit (e trenit) – Ura e Zogut, K/Pllanë-U.Zogut, Ura e Matit (E trenit)- Nyja Milot
Kukës-U.Zapotit, K/Kalimash – Lidhje me rrugen e Kombit , U.Drinit te Zi (Kukës) -Krumë
Krumë-Q.Prushi, Golaj (K/Plepa) -Kam
Kukës-Bushtricë (Vasie), K/Rruge Domaj-Draj Rec, (Kufi me Peshkopinë)
Curri – Valbonë, U.Bujan – Q.Morinë (doganë), Sopot-Kernajë, Q.Mejdan -Tropoje-Bucaj
Fierzë-B.Curri , B.Curri – Cërrnicë , D/Sopot-Kam
Kuben- Vasie
Peshkopi (K/Rr.Tomin)- Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin) , Peshkopi- Ushtelence
Cerenecit – Klenjë,Trebisht-Dogane, Qaf Bualli-Kraste, Kthesa Lapidari-Lis,K/Rrugen Kombetare-Ulez
Më të lexuarat








