Secondary Adv

Rama inspekton lagje e re te Rindertimit ne Fushe-Kruje: Ne mars perfundojne punimet

Kryeministri Edi Rama nën shoqërinë e ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku të Krujës, Artur Bushi ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë.

Rama garantoi se në mars të 2021 në lagjen e re të Ridnërtimit përfundojnë të gjitha banesat individuale, kurse puna për pallatet do të nisë së shpejti dhe do të marrin pak më shumë kohë. Në lagjen e re në Fushë-Krujë, në një sipërfaqe prej 10 hektarësh është planifikuar të ndërtohen 128 banesa individuale dhe 15 pallate banimi me 100 apartamente. ”Në mars çdo gjë këtu është e mbaruar me banesat. Pallatet më gjatë. Pallatet për sa i përket kësaj mund të punohen në anën tjetër të rrugës.”- tha Rama.


Më të lexuarat