Huaja e BERZH, per ratifikim ne Kuvend. 60 milione euro, per rimekembjen e turizmit
Kuvendi ka futur për diskutim në komisionet parlamentare marrëvshjen e huasë me BERZH, në shumën e 60 milion eurove që do të shkojnë për ringritjen e sektorit të turizmit, duke prekur disa element të rëndësishëm.
Qëllimi i Projektit është të krijojë një program investimi për të përmirësuar konkurrueshmërinë e vendit në sektorin e turizmit duke financuar: Infrastrukturën për zhvillimin e turizmit në bashkinë e Beratit, Korçës, Fierit, Shkodrës, e Gjirokastrës (krahas restaurimit, përmirësimit dhe/ose zhvillimit të siteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të financohen vetëm nëpërmjet Financimit nga Granti, dhe investimet e përgjithshme në Infrastrukturën e bashkive dhe transportit.
Element tjetër shumë me rëndësi është edhe trajnimi I grupeve të interesit, për të krijuar : Paketa turistike, duke kaluar me tej te Këshillat për biznesin e vogël, apo trajnime për përfshirjen gjinore dhe ekonomike. Një komponent tjetër është asistenca teknike në lidhe me incentivat e investimit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në këto zona turistike. Pak kohë me parë ishte kryeministri Edi Rama, që e vlerësoj si shumë të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshje me Bankën europiane për rindërtim, pasi do të thotë rehabilitim të plotë të disa qyteteve të njohur për trashigime kulturore. Sipas marrëveshjes implementimi I marrëveshjes pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2025. Arbër Hitaj / SCAN