Secondary Adv

Greqia shton masat anti Covid: Mbyll kufirin me Shqiperine

Qeveria greke ka njoftuar mbylljen e kufirit me Shqipërinë në pikën kufitare të Kapshticës.

 

Duke filluar që prej orës 6 të mëngjesit të së premtes, qytetarët shqiptarë nuk do të mund të kalojnë nga kjo pikë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ndërsa theksoi se kontrollet në Greqinë veriore do të forcohen. “Ndërkohë, e gjithë Evropa – dhe jo vetëm – po përballet me valën e re, më të fortë dhe më të rrezikshme të koronavirusit. Në disa vende sistemet shëndetësore po arrijnë kufijtë e tyre dhe në të tjerët ata po shpallin fundin e rezistencës së tyre,” tha zëdhënësi i qeverisë./Burimi: Abcnews.al


Më të lexuarat