Secondary Adv

Mbyllet Kapshtica, rradhe te gjata: Ja kushtet per kalimin ne pikat e tjera kufitare

Një ditë pas njoftimit se pika kufitare në Kapshticë do të mbyllej, rradhë të gjata janë krijuar nga kamionë të shumtë mëngjesin e kësaj të premte (20 nëntor).

 

Kamionistët ankohen se nuk ishin lajmëruar se ata nuk do të lejoheshin të kalonin. Ata tregojnë se më parë janë lejuar të punojnë gjithmonë në çdo kohë. Ditën e djeshme Greqia vendosi të mbyllë pjesën më të madhe të kufijve me vendet fiqnje. Duke u nisur nga situata e koronavirusit, qeveria helene vendosi të mbajë hapur nga një pikë kufitare me vende si Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas. Mediat greke shkruajnë se në pikat kufitare që do të mbeten të hapura do të vijojë të kërkohet tamponi negativ për të gjithë personat që hyjnë, një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes në Greqi. Ky vendim i Qeverisë greke vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat