Secondary Adv

Bashkia e Pogradecit hap tenderin: Ja cfare parashikon projekti per rruget

Bashkia Pogradec ka shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik një tender me fond 7.2 milionë lekë. 

 

Ky fond do të shkojë për shërbime konsulence, mbi projektimin e rrugëve rurale të Pogradecit dhe lidhjen me rrjetin rrugor kombëtar. Saktësisht, bëhet fjalë për fillimin e rrugës në fshatin Proptisht deri në përfundimin e rrugës në fshatin Bishnicë. “Gjendja aktuale e rrugës është shumë e amortizuar dhe në kohë reshje shiu dhe bore bëhet edhe e pakalueshme. Rruga kalon në një terren kodrinor dhe malor dhe ka një gjatësi rreth 28.9 km” specifikohet në detajet e tenderit. Rruga për të cilën është shpallur tenderi lidh Krahinën e Mokrës me rrugën nacionale (Qukës – Qafe Plloçë). Projekti do të qëndrojë në Agjencinë e Prokurimit Publik deri më 3 dhjetor./Burimi: SCAN


Më të lexuarat