Secondary Adv

Tashme mund te merret raport per Covid: Mjeket shpjegojne proceduren

Pas nëntë muajsh nga nisja e pandemisë, më në fund një problem jo pak i vogël për ata që infektoheshin nga Covid-19 merr zgjidhje. 

 

Deri përpara disa ditësh, qytetarët  kanë mbetur prapa dyerve të qendrave shëndetësore, për të marrë një raport mjekësor i cili vërteton se duhet të largohet nga puna për shkak të Covid-19 dhe të justifikojë mungesën. Por ky raport për Covid nuk jepej. Në datën 19 nëntor,  Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka lëshuar një udhëzues, ku shpjegon se personat që hasin vështirësi në punë për sa i përket gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, duhet të marrin raport mjekësor. 

 

“Referuar urdhrit nr.123. datë 26.02.2020. të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për një shtesë në urdhrin nr.632 datë 29.08.2018 për miratimin e listës së sëmundjeve infektive të detyrueshme për të raportuar nga institucionet shëndetësore, publike ose private të të gjithë niveleve në RSH në gërmën “A”.  Lista e sëmundjeve infektive dhe shkaktarëve të tyre është shtuar numri rendor  “79 Covid-19 shkaktohet nga virusi SARS-COV2″.

 

Sa më sipër, të gjithë pacientët e karantinuar që u kërkohet të justifikojnë mungesën në punë, pajisen me raport mjekësor të paaftësisë së përkohshme në punë nga mjeku i familjes” thuhet në udhëzuesin e lëshuar nga operatori. Deri para pak ditësh mjekët e familjes nuk e kanë pasur të qartë nëse duhet të japin një raport mjekësor për pacientët të cilët vetizolohen se dyshojnë që janë me Covid-19, ose janë të prekur nga sëmundja. Gazeta “Si” komunikoi me mjekë të ndryshëm familjeje të cilët shpjeguan situatën e vështirë me të cilën janë hasur gjatë këtyre nëntë muajve./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat