Secondary Adv

Italia shton kufizimet: Masa shtese gjate Krishtlindjve, rihapen shkollat

Kryeministri i Italisë bëri të ditur se do të ketë masa shtesë gjatë festimit të Krishtlindjeve ndërsa lajmëroi që shkollat do të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Conte në një konferencë për shtyp në Palma de Mallorca, mëngjesin e sotëm foli në lidhje me pushimet e pazakonta qe do të përjetojmë këtë vit dhe masat që do të merren për të mbajtur nën kontroll situatën e COVID-19. Ai konkretisht tha se aktualisht po punohet në lidhje me kufizimet të cilat do ndërmerren këto festa. “Ne nuk mund të jemi në gjendje të jetojmë festat e Krishtlindjeve në male si në vitet e tjera” shtoi ai në konferencë.

 

 Conte gjithashtu ka folur në lidhje me rihapjen e shkollave me synim rikthimin e studentëve në klasë nga 9 dhjetori. Ai tha që sapo të stabilizohet situata nga COVID-19 dhe të merret situata nën kontroll shkollat do të rihapen. Situata në Itali mbetet ende kritike dhe pavarësisht masave izoluese dhe kufizuese të ndërmarra nga qeveria italiane, shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi mbeten të larta./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat