Secondary Adv

AKSHI shpall tenderin: Krijohet sistem per studentet qe arsimohen jashte

Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit ka shpallur një tender me fond 17.6 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik. 

 

Ky projekt konsiston në krijimin e një baze të dhënash shtetërore për studentët që studiojnë jashtë vendit, si dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa nga Republika e Shqipërisë. “Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, do të realizohet zhvillimi i një sistemi informatik për automatizimin e procedurës se përfitimit te bursave te studimit nga Republika e Shqipërisë i cili në zbatim të politikave të institucionit do të përmirësojë procesin e regjistrimit, verifikimit dhe menaxhimit të të gjithë të dhënave të nevojshme të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë me qëllim përmirësimin e procedurave të punës së strukturave kompetente në Institucion dhe  institucioneve të interesuara” specifikohet në detajet e projektit. 

 

Sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit, përmes këtij sistemi do të përmirësohet procesi i monitorimit, apo ai i mirë – menaxhimit. Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 18 dhjetor, ora 13:00./Burimi: SCAN


Më të lexuarat