Secondary Adv

Shqiperia merr tjeter borxh nga BE: Do perdoret per perballimin e krizes Covid

BE ka vënë në dispozicion një shumë prej 180 milionë eurosh për Shqipërinë, e cila do të jepet në formë huaje, me qëllim përballimin e krizës pandemike COVID-19. 

 

Marrëveshja e huas midis qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, si dhe Bankës së Shqipërisë si agjent për huamarrësin është depozituar për diskutim dhe ratifikim në komisionet parlamentare. Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen, asistenca mikrofinanciare e akorduar nga BE synon të lehtësojë kufizimet e financimit të jashtëm të vendit, të lehtësojë bilancin e pagesave dhe nevojat buxhetore, të forcojë pozicionin e tij të rezervës valutore dhe të ndihmojë vendin, të adresojë dobësitë aktuale të jashtme e financiare.

 

Referuar dokumentit, kjo ndihmë nga Bashkimi Evropian është komplementare me burimet e tjera të siguruara nga institucionet financiare ndërkombëtare (si FMN-ja etj.) dhe donatorët bilateralë në mbështetje të stabilizimit ekonomik të vendit dhe reformave ekonomike. Kjo hua do të përdoret për financimin e buxhetit të shtetit, në formën e mbështetjes buxhetore dhe pritet që norma indikative e interesit të kësaj kredie, me kushtet aktuale të tregjeve financiare, të jetë rreth 0.5 %. Disbursimi do të bëhet me dy këste./Burimi: Scan


Më të lexuarat