Secondary Adv

Projektligji per kontrollin e tregut te ndertimit: Drafti kalon ne Kuvend

Kuvendi ka nisur shqyrtimin e projektligjit për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme. 

 

Detyrë e tyre do të jetë ndërmjetësimi i këtij shërbimi, por në mënyrë të veçantë kontrolli i pastrimit të parave përmes transaksioneve me pasuritë e paluajtshme. Projektligji ka si qëllim përcaktimin e rregullave për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, të drejtat, detyrimet, masat disiplinore, rregullat e caktimit të tarifave, si dhe marrëdhëniet e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme me të tretët. Bëhet fjalë për një profesion i lirë dhe të rregulluar në përmbushje të qëllimit për ndërmjetësimin e veprimeve juridike për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose të drejtave reale mbi to në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Niveli i lartë i ekonomisë informale, e kombinuar me përhapjen e lartë cash përbën një rrezik për pastrim parash. Një gjë e tillë tashme është pohuar edhe nga vetë agjentët e tregut, që tregojnë se ka një sërë elementësh të cilët nuk përputhen në logjikën e përgjithshme që ndjek tregu. Sipas tyre ka një rritje të çmimeve për metër katrorë të shtëpive në Tiranë, në nivele të tilla që nuk justifikohen vetëm nga taksat, teksa edhe kërkesa vijon të mbetet e lartë.

 

Një nga masat kryesore, edhe sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve, është pikërisht ngritja e një legjislacioni për licencimin e ndërmjetësve të pasurive të patundshme në mënyrë që bashkëpunimi për parandalimin e pastrimit të parave të kryhet edhe nëpërmjet masave të marra për licencimin e tyre dhe formalizimin e tregut, i cili ndikon drejtpërdrejtë në tregun e shitblerjeve të pasurive të patundshme që është një nga elementët kyç të pastrimit të parave në Shqipëri sipas raportit, theksohet në relacionin shoqërues të projektligjit./Burimi: Scan


Më të lexuarat