Secondary Adv

U demtuan nga termeti: Nis puna per konviktet e reja te Universitetit Bujqesor

Rindërtimi nga tërmeti i 26 nëntorit nuk përfshin vetëm shtëpi e shkolla të reja, por edhe konviktet e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe deputetin e PS, Ulsi Manja inspektuan kantierin që krijon një mundësi të re për akomodimin e  2200 studentëve në 8 godina sipas standardeve evropiane. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se procesi i rindërtimit provon më së miri faktin se kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ministrja e Arsimit Evis Kushi, shprehu vlerësimin e saj ndaj punës cilësore së bërë deri tani nga ana e Bashkisë së Tiranës e jo vetëm. 

 

Sipas saj, projekti i kampusit universitar është arritje e rëndësishme, jo vetëm në kuadër të procesit rindërtimit, por gjithashtu edhe një vlerë e shtuar e “Paktit të Universitetit”, si një projekt multifunksional në shërbim të studentëve të Universitet Bujqësor të Tiranës. Ndërkaq, studentet që kanë banuar në këto ndërtesa janë trajtuar nga Bashkia e Tiranës me bonus qiraje, ndërsa familjet që kishin uzurpuar disa nga godinat studentore do të trajtohen me politika strehimi./Burimi: Shqiptarja.com
 


Më të lexuarat