Secondary Adv

Rriten lejet e ndertimit pas karantines: Ja qyteti qe mban rekord

Lejet e ndërtimit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë, pas nivelit të ulët që u konstatua në prill-maj, që përkoi me periudhën e karantinës. 

 

Por, gjithsesi, në krahasim me 2019-n, kur kulmuan lejet e ndërtimit, si numri ashtu dhe sipërfaqja e dhënë këtë vit janë shumë më të ulëta. Rritje të fortë të numrit të lejeve në tremujorin e tretë kishte në Durrës, që është e lidhur edhe me procesin e rindërtimit pas tërmetit. Sipas INSTAT Në tremujorin e tretë 2020 janë miratuar gjithsej 262 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 308 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2019, duke shënuar një rënie prej 14,9%. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2020, është 397.947m2, nga 690.699 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2019, duke shënuar një rënie prej 42,4%.

 

Në tremujorin e tretë 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 19,5miliardë lekë, nga 25,8 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2019, duke shënuar një rënie prej 24,3%, sipas INSTAT. Në Durrës u dhanë 49 leje ndërtimi në tremujorin e tretë, nga përkatësisht 12 dhe 27 në të parin dhe të dytin dhe pothuajse në të njëjtat nivele të një viti më parë, por ky qytet është në fazë rindërtimi pas tërmetit. Edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë për qytetin bregdetar është 72 mijë metra katror, ose dy herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në Tiranë, e cila vitin e kaluar shënoi një rekord të sipërfaqes së lejeve në 2019-n, në tremujorin e tretë u dhanë 68 leje, ose gjysma e të njëjtës periudhë të një viti më parë. Edhe sipërfaqja e lejeve ra me 62% për të njëjtën periudhë./Burimi: Monitor


Më të lexuarat