Secondary Adv

KE udhezime per festat: Pritet te rekomandoje shtetrrethim gjate nates

Në përpjekje për të shmangur një valë të re infeksionesh, pas festave të Fundvitit, Komisioni Europian do të publikojë të mërkurën udhëzimet e fundit.

 

Në strategjinë e titulluar “Qëndroni të sigurt”, ka rekomandime për qeveritë se si duhet menaxhuar festa e krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve, në një situatë aspak të zakontë. Në përgjigje edhe të shqetësimit të ngritur nga krerët e qeverisë italiane, gjermane dhe franceze sa u përket funksionit të resorteve të skive, sipas Brukselit pushimet dimërore përfaqësojnë rrezik dhe mund të transformohen në burimin e një vale të tretë të virusit. Komisioni do të kërkojë forcimin e masave kufizuese për të evituar tubimet në ambiente të mbyllura  dhe bashkimet familjare në grupe të mëdha. 

 

BE rekomandon ndalimin e eventeve me shumë njerëz dhe kufizimin e numrit të personave në një vend dhe përdorimin e detyrueshëm të maskës. Komisioni do të kërkojë vendosjen e  shtetrrethimit gjatë natës, për të evituar festimet në orët e vona ndërsa për ceremonitë fetare mund të kërkohet të anulohen ose të mbahen online. Ndërkohë që vazhdojnë të bëjnë thirrje që të shmangen udhëtimet turistike. Rekomandimet e BE, vijnë edhe pas festimeve të fundit të Festës së Falënderimeve në SHBA, ku qytetarët pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga institucionet vendase nuk ruajtën masat./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat