Secondary Adv

Shifrat alarmante nga Covid-19: Turqia vendos shtetrrethimin

Në kuadër të valës së dytë të COVID-19, Turqia ka ndërmarrë masa të reja, që përfshijnë ndalimin e qarkullimit të pjesshëm në ditët e javës dhe total në fundjavë.

 

“Një shtetrrethim i përgjithshëm do të zbatohet çdo ditë në javë nga ora 21:00 deri në 05:00”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas një takimi të Kabinetit. “Gjithashtu, do të ketë një shtetrrethim total gjatë fundjavës, që nis nga e premtja në 21:00 deri në 05:00 të hënën”, shtoi ai. Përveç kësaj, personat 20 vjeç e poshtë, si edhe ata 65 vjeç e sipër ndalohen të përdorin transportin publik dhe restorantet do të funksionojnë vetëm mbi bazën e shpërndarjes. Erdogan tha se kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi që nga e marta./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat