Secondary Adv

Perfundojne punimet: Hapet nga sot Bulevardi Zogu I

Nga sot, Bulevardi “Zogu I” është hapur për qarkullimin e automjeteve.

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deputete e PS në zonë, inspektuan punimet në këtë segment. “Ne do ta hapim trafikun, teksa vazhdojmë të kurojmë disa detaje, me disa pemë për t’u mbjellë e vijëzime që duhen bërë, do vendosim sinjalistikën, do ndriçojmë disa nga fasadat etj. Janë punë që mund t’i bëjmë pa kufizuar trafikun, për të krijuar një valvul të re shkarkimi nga sheshi “Skënderbej” dhe Unaza e Vogël, në drejtim të “Bulevardit të Ri”, për t’u lidhur me Unazën e 3-të ose për të vazhduar në zonën e Bregut të Lumit”, tha Veliaj.

 

Vlera e pronës është rritur në këtë njësi, po ashtu edhe aktiviteti ekonomik që do të rikthehet pas pandemisë, dhe pasi ta fitojmë atë betejë, siç kemi fituar çdo betejë, do të jetë prova se ishte investimi i duhur”, deklaroi Veliaj. Ai i shprehu mirënjohjen komunitetit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. “Mezi pres që, kur të takohemi herën tjetër, të jetë mbaruar jo vetëm ky projekt, por të vazhdojmë deri në fund të Bregut të Lumit. Investimi i fundit në këtë aks për Njësinë 9, pas sheshit “Zogu I” dhe “Bulevardit të Ri”, do të jetë sheshi fundor, si sheshi ku takohemi me lumin.

 

Do të kemi një aks të pandërprerë, me sheshin ceremonial “Nënë Tereza” në krye, sheshin “Skënderbej” në qendër, dhe sheshin fundor të Njësisë 9, por edhe të gjithë Tiranës”, u shpreh Veliaj. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i shprehu mirënjohjen Bashkisë së Tiranës për investimet që nuk janë ndalur në asnjë moment. “Ky është një tjetër premtim i mbajtur. Po vijojmë me programet tona të rindërtimit, të rehabilitimit, me programet tona të zhvillimit dhe të transformimit të shëndetësisë, ashtu siç po e shohim edhe me Tiranën, e cila nuk ndalet. 

 

Vijmë për të inauguruar një tjetër projekt kaq të rëndësishëm, që jo vetëm banorët e Njësisë 9 e prisnin prej kohësh e kohësh, por për të gjithë Tiranën, që është një investim madhor, thelbësor që do t’i japë zhvillim kësaj zone”, deklaroi Manastirliu. Falë projektit të ri, bulevardi nuk do të shfrytëzohet thjesht si një rrugëkalimi apo shëtitore, por edhe për qëndrim dhe pushim në disa sheshe të vogla. Vëmendje e veçantë në rikonstruksion i është kushtuar edhe fasadave përgjatë gjithë bulevardit, si dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë si Ministria e Drejtësisë, Materniteti dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat