Secondary Adv

Zbardhet marreveshja me Emiratet: Jo vetem rindertimi, ja projektet qe financohen

Pak ditë më parë Shqipëria firmosi me Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshjen e financimit për ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja në Durrës.

 

Pak ditë më parë Shqipëria firmosi me Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshjen e financimit për ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase. 

Por çfarë parashikon marrëveshja për zhvillimin ekonomik që kanë nënshkruar dy vendet?

Referuar draftit të depozituar në Kuvend, të dyja palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike që konsiderohen të një natyre strategjike në përmbushjen e objektivave të kësaj marrëveshjeje dhe të marrëveshjeve të mëparshme ekonomike dhe të bashkëpunimit midis të dyja palëve, si më poshtë vijon:

 

Rizhvillimi i Portit të Durrësit

Mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, të bujqësisë dhe të logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil

Investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat