Secondary Adv

Ministria e Shendetesise shpall tenderin: 5 mln dollare per testet e shpejta

Testet e shpejta për identifikimin e virusit Covid 19 do të hyjnë në Shqipëri në fillim të vitit tjetër.

 

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur tenderin për përzgjedhjen e kompanisë e cila do sigurojë furnizimin e tyre. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, shuma e vënë në dispozicion është pak më e ulët se 5 milionë dollar, dhe kompania fituese duhet t’I sjellë ato në Shqipëri gjatë harkut kohor të një viti, ndërkohë që duket se ato do të shpërndahen nëpër spitalet rajonale. Më specifikisht Objekti i kontratës së shpallur nga Ministria e Shëndetësisë është: 

 

“Blerje teste diagnostike antigenike të shpejta për SARS-COV-2 për nevoja të Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor” për një periudhë 12 mujore, sipas listës së miratuar nga OBSH”–Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik – ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 12 muaj me fond limit 496,000,000 (katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion) lekë pa TVSH. 

 

Në kushtet e tenderit përcaktohet se çmimi për njësi do të jetë kriteri për përzgjedhjen e fituesit, ndërkohë që kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 18 janar për dorëzimin e ofertave. Testet e shpejta kanë nisur të përdoren tashmë në disa vende, dhe pritet t’I japin një shtysë të fortë përpjekjeve për identifikimin e të prekurve dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit./Burimi: Scan


Më të lexuarat