Secondary Adv

Ndryshimet tek kolaudimi: Prishet sistemi, radhe te gjata ne Tirane

Shoferët e makinave janë ata që duket se do të përballen të parët me ndryshimet për shkak të përfundimit të koncensionit të kolaudimit të makinave.

 

Qindra të tillë janë duke pritur aktualisht në sportelet e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë për të paguar taksat, ndërsa nga brenda u thonë se nuk punon sporteli. Siç mëson abcnews.al, radha ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Pasi kishin prenotuar bërjen e kolaudimit, shoferët i janë drejtuar sportelit për të paguar taksat, por nuk kanë mundur të bëjnë asnjë veprim për shkak se punonjësit u kanë thënë se nuk funksiononte sistemi. 

 

Praktika është që taksat paguhen para bërjes së kolaudimit dhe ajo që po ndodh tani tek pika e nr.2 tek ish-NSHRAK pengon shoferët që të vijojnë më tej. Mësohet se problemi me sistemin po ndodh për shkak të urdhrit që ka ardhur për kalimin kolaudimit nga koncensionari SGS tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ndryshimet që janë duke u kryer në sistem kanë shkaktuar probleme, të cilat po pasqyrohet me situatën e krijuar./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat