Secondary Adv

Ishull i Sazanit brenda muajit pritet te behet gati per turizem ditor

Për një muaj, ishulli i Sazanit pritet të kthehet në destinacion turistik ditor. Një zgjedhje e veçantë turizmi, ku historia e luftërave dhe jetës ushtarake do të ndërthuren me ndjesitë e turistëve së bashku me klimën dhe pamjet e veçanta përgjatë ishullit.


Nëse mendoni se në ishull do të gjeni kazino, lokale e biznese të tjera të populluara, nuk jeni në drejtimin e duhur.  Ministria e Ekonomisë mbështet idenë e Auron Tares për një turizëm natyror e historik. Që në mbërritje aty do presë një ushtarak, i cili do i japë çdo turisti biletën e vizitorit me vulën e paraviteve ‘90.


Rrugëtimi në itinerarin 6 kilometra në ishull nuk ndihet aspak për shkak të ajrit të pastër, zhurmës së këndshme të gjetheve të drurëve e mbi të gjitha sheshpamjeve mahnitëse të ndryshme nga njëra-tjetra. Agjencia e Turizmit pritet që të menaxhojë ishullin pa e dëmtuar, por duke e kthyer në një burim fitimi, por turistët nuk do të flenë dhe nuk do të konsumojnë asgjë në Sazan.


Ishulli i Sazanit
Sazani është një nga zonat më magjike të Shqipërisë, me një histori të lashtë që ze fill  nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt jonianë të Greqisë u pushtua nga Anglia. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura. Një pjesë relikesh nënujore si, amfora e objekte të tjera, janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës.
Sazani është një perlë turistike e pa shfrytëzuar deri më sot. Ishulli ka një gjeografi të përsosur për të zhvilluar turizmin detar, atë të aventurës, të historisë dhe të peshkimit.


Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por e hapur dhe shumë e thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe plazhi zallor i Admiralit.


Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti të krijon përshtypjen e një sazani3lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera, janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për turizmin dhe sportet nënujore.


Ky projekt synon ta kthejë ishullin e Sazanit në një atraksion turistik të klasit të parë duke respektuar në mënyrë korrekte  ekosistemin dhe historinë e ishullit. Perveç  aspektit turistik, projekti kërkon të krijoje në ishull një Qëndër Kërkimore Shkencore, e cila do të kryejë studime mbi  ekosistemet detare, sazani5arkeologjinë navale, energjinë alternative duke e kthyer këtë qëndër në një fokus të bashkëpunimit me universitete nderkombetare.


Më të lexuarat