Secondary Adv

Dixhitalizohen lejet e qendrimit per te huajt: Policia e Shtetit hap tenderin

Lejet e qëndrimit për të huajt në Shqipëri nuk do jenë më një format A4, por nga fillimi i vitit 2021 ato do jenë dixhitale si kartat e identitetit me parametra sigurie.

 

Me anë të një prokurimi publik, Policia e Shtetit ka hapur garën për përzgjedhjen e kompanisë fituese për të ofruar dokumente me element sigurie për shtetasit e huaj që jetojnë e punojnë në vëndin tonë. Report Tv mëson se këto ID dixhitale me titullin leje qëndrimi do të kenë të dhëna gjeneraliteti kohëzgjatjen, element sigurie, ngjyrën e syve si dhe idetifikimin biometrik të personit që pajiset me këtë leje. Të tjera element sigurie leja dixhitale do të ketë edhe ditët e qëndrimit të shtetasit të huaj në vendin tonë, përfshi leje për efekt studimi, pune, residence, etj. Lejet aktuale janë të formatit letër të cilat lehtësisht janë të manipulueshme.

 

Për falsifikim të lejes së qëndrimit ish-lojtari klubit Tirana Winnful Cobbinah u dënua pak ditë më parë nga drejtësia shqiptare me 100 orë punë publike. Por pas dënimit ai braktisi Shqipërinë dhe u largua edhe si futbollist duke shkuar në Egjipt. Ishte kjo leja e qëndrimit që ai falsifikoi dhe u ndalua në Rinas nga policia kufitare pasi kishte shkelur ditët e qëndrimit. Cobbinah u bë një emër i njohur për publikun pasi rezultoi se ishte shtetasi i vetëm i huaj i cili pati fatin të pajisjes edhe me pasaportë shqiptare brenda 8 orëve me dekret të presidentit Ilir Meta, por nga ana tjetër ai ishte nën akuzë për falsifikm të lejes së qëndrimit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat