Secondary Adv

Emigrantet mund te votojne me poste ne 25 prill: Ja si do funksionoje procesi

Grupi i punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa variante për të mundësuar votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Në tryezë janë varianti i votimit me postë, votimi në konsulatë dhe votimi elektronik. Por burime për Report Tv bëjnë me dije se grupi i punës i ngritur posaçërisht për votën e emigrantëve do të propozojë modelin e Kosovës, që është vota me postë, pasi shohin më të pamundur votimin në konsullatë për shkak të numrit të reduktuar të tyre nëpër botë dhe po aq të vështirë kanë cilësuar dhe votimin elektronik. Sa i përket numërimit të votave janë shqyrtuar dy opsione, ose që KQZ të kthehet në KZAZ dhe të numërohen në këtë institucion votat ose të shkojnë në KZAZ-të e zonave ku emigrantët figurojnë të regjistruar.

 

Këto propozime janë shqyrtuar nga grupi i punës i posacëm në një mbledhje ditën e enjte. Ky grup me në krye Ylli Merkaj, ka afat deri në datën 18 dhjetor për të sjellë një raport të detajuar që përmban kostot financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike si edhe mënyrën e administrimit të votave për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat