AIDA fton investitoret per aeroportet e Kukesit dhe Sarandes
Edhe pse qeveria shqiptare nuk e ka shpallur zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me koncesionarin e Aeroportit Ndërkombëtare të Rinasit për ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare në aeroportet e tjera të vendit, Agjencia e Nxitjes së Investimeve të Huaja (AIDA) fton investitorët e huaj të zhvillojnë dy aeroporte të reja në Shqipëri.
Në dokumentin “Albania Calls 2015”, agjencia e investimeve të huaja ka ftuar të interesuarit për të vënë në funksion Aeroportin e Kukësit dhe atë të Sarandës, në të cilin nuk janë zhvilluar fluturime që nga pavarësia e vendit. Ja të dhënat që ka dhënë AIDA për investitorët:
Aeroporti i Kukësit Aeroporti Kukës ndodhet në Pjesa veriore e Shqipërisë, funksionon vetëm për ulje emergjente. Ndodhet në jug të Kukësit, tek “Fusha e Meteorit” Distanca 3 km nga qyteti i Kukësit Distanca 45 km nga Prizreni, Kosovë Distanca 120 km nga Prishtina Kosova
Aeroporti i Sarandës Aeroporti i Sarandës ndodhet në Pjesën jugore të Shqipërisë, funksionon për ulje emergjente (Fusha e Vrion). Pas pavarësisë së Shqipërisë, aerodromi i Sarandës nuk është përdoru më dhe ka një infrastrukturë tërësisht të vjetër. Aerodromi është i rrethuar nga toka bujqësore, të cilat janë pronë e shtetit. Distanca 3 km në lindje të qytetit të Sarandës Distanca 6 km nga rruga nacionale Distanca 20 km mbi nivelin e detit. Dimensionet në terren janë 780 x 70 m. Gjatësia në ulje: 1800 m
Për më shumë informacion https://aida.gov.al/wp-content/uploads/2013/01/Albania-Calls-2015-me-ndryshime-dt-12.03.15.compressed.pdf