Procedura ne e- Albania: Ja si mund te regjistroheni ose ndryshoni mjekun e familjes
Nëse deri më sot nuk keni qenë të regjistruar pranë mjekut të familjes ose nësë doni ta ndryshoni atë, tashmë është një procedurë që mund të bëhet në e-albania.
Këto dy shërbime janë shtuar në portalin zyrtar e-albania. Lajmi është bërë i ditur nga ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tha se është marrë ky vendim pasi ky raporti mes pacientëve dhe mjekut të familjes është shumë i rëndësishëm në këtë kohë pandemie të cilën po jetojmë. “Mjeku i familjes është çelësi për hyrjen në sistemin e kujdesit shëndetësor publik. Është edhe çelësi për të lëvizuar nëpër hallkat e zinxhirit të këtij sistemi. Në këtë kohë pandemie është evidente botërisht domosdoshmëria e një marrdhënie sa më të ngushtë me të dhe e një komunikimi të vijueshëm me të.
Për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes, prej disa ditësh në e-Albania janë disponibël edhe dy shërbime të reja. Shërbimi i parë, i krijon kujtdo mundësinë të regjistrohet pranë mjekut të familjes nëse deri më sot nuk ka ende mjekun e vet të familjes. Shërbimi i dytë, i mundëson kujtdo që do të ndryshojë mjekun e tij të familjes ta bëjë këtë veprim on-line pa qënë nevoja të shkojë në qendrën shëndetësore”, shkruan Beqaj./Burimi: Shqiptarja.com