Secondary Adv

Pandemia godet sektorin e metaloreve: Hiqet taksa e rentes minerare per 1 vit

Komisionet parlamentare kanë miratuar heqjen e taksës së rentës minerare për kompanitë e prodhimit dhe përpunimit të kromit dhe bakrit.

 

Fillimisht projektligji parashikonte heqjen e rentës minerare në vlerën e 8% këtë vit dhe 9% të parashikuar për vitin 2021, vetëm për kompanitë e përpunimit të kromit dhe të bakrit, të cilat i eksportonin këto minerale metalore në formën e nënprodukteve minerare, sikurse është ferrokromi apo koncentratet e kromit dhe të bakrit. Përjashtimi ishte parashikuar për 3 vite, por pas diskutimeve në komisione u vendos që për një periudhë 1 vjeçare (vetëm 2021) të  përjashtohen nga kjo taksë edhe kompanitë e nxjerrjes së këtyre dy produkteve.

 

Edhe pse ky propozim erdhi nga deputetet e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe u mbështet nga Ministria e Infrastrukturës dhe opozita, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë e kundërshtuan me argumentin se thellon gropën në buxhet. “Duhet të jemi të vetëdijshëm se sot me vështirësi reale ndeshet si përpunuesit ashtu edhe nxjerrësit”, u shpreh Beqaj. “Nga eksporti i kromit ne arkëtojmë 290 milionë për këtë vit. Pra nëse ne e zgjerojmë këtë përjashtim edhe me kromin e papërpunuar kostoja kalon mbi 1 miliardë lekë në tre vite që është e paparashikuara në buxhetin e shtetit. 

 

Nëse do të ndiqet e njëjta logjikë edhe për mineralin e papërpunuar kostoja rritet edhe me më shumë se 1 miliardë në 3 vite dhe është e paparashikuar në buxhetin e shtetit”, tha Niko Lera nga Ministria e Financave. “Ne mbështesim propozimin që i gjithë sektori të jetë i përjashtuar nga renta minerare”, tha zëvendësministri i infrastrukturës. “I gjithë sektori është prekur ashtu siç edhe e keni parashikuar në relacion ky ndryshim vjen si nevojë për të ndihmuar sektorin që është në krizë. Këtu jemi akord, por e njëjta gjë duhet të jetë edhe për nxjerrësit”, u shpreh deputetja Hyseni.

 

Në projektligjin fillestar të parashikuar nga këshilli i ministrave kostoja e buxhetit për 3 vite ishte parashikuar 500 milionë lekë, ndërsa pritet të finalizohet kostoja përfundimtare pas ndryshimeve të miratuara në Komision e Ekonomisë. Renta Minerare është një taksë që zbatohet për mineralet e nxjerra në vendin tonë. Aktualisht përjashtohen nga taksa 21 kompani të përpunimit dhe nxjerrjes së këtyre 2 metaleve. Ky vendim i qeverisë sipas relacionit do të ndikojë edhe në nxitjen e mëtejshme të përpunimit e për pasojë edhe rritje të punësimit në këtë sektor./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat