Secondary Adv

Deklarata e Komitetit te Eksperteve: Kjo jave vendimtare per masat shtese

Komiteti i Ekspertëve ka informuar sot për situatën në vend nga COVID-19.

 

Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se incidenca dy javore 356 raste për 100 mijë banorë, shifër më e ulët se vendet e rajonit dhe më e ulët se mesatarja e vendeve të BE. “Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë, vijojnë të jenë tirana, e ndjekur nga gjirokastra dhe Lezha. Grupmoshat e prekura 55-64 vjeç, ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. 

 

Përqindja e numrit të humbjes së jetëve në raport me numrin e të infektuarve mbetet në 2.1 %”, deklaroi Fico. Ndërkohë kryetarja e komitetit Mira Rakacolli tha se do të shihet për një javë nëse do duhet të merren masa të tjera për pandeminë. “Gjendja mbetet e qëndrueshme dhe do na duhet dhe një javë tjetër për të parë nëse ka këtë qëndrueshmëri dhe do shikojmë nëse do kemi nevojë për masa të tjera”, tha ajo./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat