Secondary Adv

Bilanci i infektimeve: Nga mosha mesatare te tre qytetet me te prekura

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço ka deklaruar se prefekturat më problematike mbeten Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. 

 

Ajo tha se Shqipëria aktualisht ka incidencën më të ulët në krahasim me vendet e BE dhe ato të rajonit. “Sa i përket situatës epidemiologjike incidence 376 raste për 100 mijë banorë. Shifra mbetet më e ulët se rastet e rajonit dhe më e ulët se mesatarja e BE e cila vetëm në dy javët e fundit është 510 raste për 100 mijë banorë. Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë janë Tiranë e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Sa i përket grupmoshave 55-64 vjeç ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve në spitalet COVID. Përqindja e humbjes së jetëve është 2.1%”, tha Fiço./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat